Policia intensifikon kontrollet me vetura inteligjente

Policia intensifikon kontrollet me vetura inteligjente

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë po vazhdon me kontrollet e shtuara në qytete dhe fshatra, duke përdorur veturat inteligjente të pajisura me teknologji të avancuar për njohjen automatike të targave.

Qëllimi i këtyre masave është rritja e sigurisë në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, përmes identifikimit dhe ndëshkimit të shkelësve të kodit rrugor dhe sjelljeve të papërgjegjshme gjatë ngasjes.

Policia njofton se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet: tejkalimit të shpejtësisë, përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, mosvendosjes së rripit të sigurisë, tejkalimeve të rrezikshme, si dhe veturave të paregjistruara.

“Shkeljet në trafik nuk do të tolerohen dhe do të trajtohen me seriozitet, për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në rrugë,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Po ashtu, qytetarët inkurajohen që të raportojnë shkeljet në numrin emergjent 192 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë.

Related Articles