Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi për bomë në Stacionin e Autobusave, ka rezultuar sërish i rremë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Lajmin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, por nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.
“Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme policia ka njoftuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pasi që kanë pranuar një telefonatë anonime rreth orës 15:00, me anë të së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë./Gazeta Enigma/