Katër të mitur kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje që ndodhi sot rreth orës 18:00 pranë Shtëpisë së Kulturës në Lipjan.
Rastin për Gazeta Enigma, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike të ndodhur në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar katër persona (të gjithë të mitur). Katër personat e lënduar (dy prej të cilëve dyshohet të kenë lëndime nga arma e ftohtë thikë), janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti./GazetaEnigma/