Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Rigjevë.



Për Gazetën “Enigma” detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka thënë se nga ky aksident nuk ka të lënduar.

Ai gjithashtu ka njoftuar se njëra nga veturat e përfshira në aksident ka qenë veturë zyrtare e Komunës së Klinës.

“Ka ndodhur një aksident në fshatin Rigjevë. Policia është njoftuar rreth orës 16:35. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy automjete, njëra prej tyre veturë zyrtare e Komunës së Klinës. Nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale“, ka thënë ai.

Related Articles