Dy aktivistë të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxhës janë shoqëruar në polici.
Kjo për shkak të pengimit në detyrë të personit zyrtar.
Kjo u konfirmua për Gazetën Enigma nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se pas intervistimit ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rreth orës 11:30, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar dy persona për një rast Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, dy personat e dyshuar, janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.