Policia jep detaje për autobusin e djegur në Veternik

Policia jep detaje për autobusin e djegur në Veternik

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për autobusin e djegur këtë të diel në Veternik të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetaj, e cila ka thënë se “sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus”.

Tutje ajo ka shtuar se nuk raportohet për persona të lënduar, dhe se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Brigada e Zjarrfikësve e Prishtinës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme ka pasur 30 thirrje për shuarjen e zjarreve të ndryshme./Gazeta Enigma/

Related Articles