Në raportin 24 orësh të Policisë, është përfshirë edhe plagosja në Pejë, raporton Gazeta Enigma.
Policia njofton se viktima është plagosur me armë zjarri dhe është goditur me mjet të fortë.
“VRASJE NË TENTATIVË- Pejë 11.01.2026 – 09:15 Raportohet se brenda një lokali privat, persona të pa njohur dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri dhe kanë goditur me mjet të fortë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, ndersa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”.
