Policia jep detaje për plagosjen në Vranjec: I dyshuari kishte drejtuar armën drejt policëve

Policia jep detaje për plagosjen në Vranjec: I dyshuari kishte drejtuar armën drejt policëve


Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një bastisjeje kanë hasur në rezistencë nga një qytetar, i cili kishte nxerrë armën në drejtim të policëve, raporton Gazeta “Enigma”.

“Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë  ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë”, kanë thënë nga policia për Gazeta “Enigma”.

Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre”, konfirmon policia.

“Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”, thuhet tutje në njoftim.
Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente./Gazeta Enigma.

Related Articles