Sot luhen të gjitha ndeshjet e javës 34-të, nxehtë në Malishevë dhe Gjilan

Sot luhen të gjitha ndeshjet e javës 34-të, nxehtë në Malishevë dhe Gjilan

Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundimin e stinorit në futbollin elitar të Kosovës.

Kampioni tashmë dihet, Ballkani, por skuadrat e tjera do të luftojnë për një vend në garat evropiane dhe për t`i ikur barazhit.

Ndeshjet të cilat zhvillohen sot janë: Drita – Dukagjini, Feronikeli – Ballkani, Llapi – Gjilani, Ulpiana – Prishtina dhe Malisheva – Drenica.

Ndeshja në mes Malishevës dhe Drenicës pritet të jetë tejet interesante, pasi kanë pikët e njëjta dhe do kërkojnë të ikin nga zona e barazhit.

Të gjitha këto takimet do zhvillohen sot, me fillim nga ora 15:00.

/Gazeta Enigma/

Related Articles