Policia jep detaje për sulmin ndaj u.d. Drejtorit të Minierës së Trepçës

Policia jep detaje për sulmin ndaj u.d. Drejtorit të Minierës së Trepçës

Gjatë ditës së djeshme në zyrën e tij është sulmuar dje fizikisht ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Minierës së Trepçës, Bahri Karaça.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka dhënë detaje.

Njoftimi i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti, për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related Articles