Dy nxënës janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjetë të mprehtë (thikë) dy nxënës të tjerë të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:40 në Drenas. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (nxënës), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktima meshkuj kosovarë (nxënës), të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.