Policia jep detaje për zjarrin te zona industriale në Prishtinë

Policia jep detaje për zjarrin te zona industriale në Prishtinë

Disa depo në zonën industriale në Prishtinë, janë përfshirë sot nga zjarri. Sipas Policisë, nga ky rast s’ka të lënduar, raporton Gazeta Enigma.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.  Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci./Gazeta Enigma/

Related Articles