Vuçiq pret në takim ministrin Klosi, flasin për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë në Turizëm

Vuçiq pret në takim ministrin Klosi, flasin për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë në Turizëm

Ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, është pritur në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, raporton Gazeta Enigma.

Ministri Klosi ka thënë se me presidentin Vuçiq është diskutuar lidhur me çuarjen përpara të bashkëpunimit në fushën e turizmit.

“Turizmi s”ka kufi, e duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur e konsoliduar destinacionin turistik të Ballkanit. Me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pritjen e delegacionit shqiptar për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një nga sektorët rajonal me më shumë potencial ekonomik”, ka thënë Klosi.

Ai ka thënë poashtu se diskutimi është përqëndruar edhe për zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi.

“Diskutimi u përqëndrua në mbështetjet e mundshme për turistitët e rajonit, zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi, nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin tonë e të tjera tema për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Turizmi, sikundër ka nënvizuar edhe më herët kryeministri Edi Rama, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai./Gazeta Enigma/

Related Articles