Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi mbrëmë në Kaçanik.
Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete me targa vendore dhe se i vdekur ka mbetur njëri nga drejtuesit e një prej automjeteve.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Kaçanik 17.11.2023-21:06. Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve civile me targa vendore, me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona tjerë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IMl për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.