Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në një prononcim për FRONTAL të T7 ka treguar se shkaktari i aksidentit të sotëm tragjik në Pejë ka qenë humbja e kontrollit nga vozitësi i motoçikletës pas tejkalimit të shpejtësisë në një kthesë.
Kjo kishte bërë që motoçikleta të dilte në anën tjetër duke u përplasur me veturën, ka saqaruar Gashi.
Ai ka treguar në motoçikletë kanë qenë dy viktimat, vëllai i Gjestit që ka vdekur në vendngjarje dhe personi tjetër i lënduar që po trajtohet në spital.
Më herët, e kishte konfirmuar rastin Policia.
“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, thuhej në njoftimin paraprak.