Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Emshir në Prishtinë, rreth orës 12:00.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se duke u mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemnte që sugjerojnë për vetëvrasje.
Borovci, njofton se viktima ishte e moshës 50-vjeçare, derisa ka theksuar se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç”.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.