Policia e Kosovës ka dhënë detajet e fundit në lidhje me vrasjen e sotme të një 45-vjeçari në Mitrovicë, ndërkohë që ende nuk është identifikuar apo gjetur dorasi.
Viktima që vdiq si pasojë e gjuajtjes gjashtë herë me armë drejt tij, ishte F.Z., 45-vjeçar.
Incidenti ndodhi rreth orës 09:42, në rrugën ‘Fatime Hetemi ’ në Mitrovicë.
“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar te Kosovës “SHSKUK ”. Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i plagosuri viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje”. /Gazeta Enigma