Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit, janë raportuar 34 aksidente

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit, janë raportuar 34 aksidente

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik,

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2,051 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 12 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 22 aksidente me dëme materiale.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 8 persona janë dërguar në mbajtje.

Related Articles