Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot, më 17 qershor 2025, rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër një qendre tregtare në Vetenik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident është përfshirë një automjet, raporton “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar për “Enigma-n”, zëdhënësja e Policisë për këtë rajon, Flora Ahmeti.
Si pasojë e vetaksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga njësiti i trafikut rajonal, ndërsa hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit janë në vazhdim.
“Sot rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, thuhet në njoftim.