Të shtunën Policia dhe Dogana kanë realizuar një aksion në shtatë argjendari në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas këtij operacioni Policia ka arrestuar gjashtë persona dhe ka konfiskuar 33 kilogramë e 310 gramë ari.
Po ashtu janë konfiskuar edhe para në vlerë prej 14 mijë e 650 eurosh dhe 9 mijë e 720 franga zvicerane në vlerë prej (9 mijë e 917 euro e 85 centë), thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/