Policia me aksion në një depo afër stacionit në Leposaviq, dyshohet se ka armë

Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në një depo afër stacionit, në të cilën dyshohet se ka armë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“E konfirmoj. Midis operacionit jemi”, tha Elshani.

Deri në këto momente, nuk dihet për më shumë detaje rreth këtij operacioni.

Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar në lidhje me ngjarjen.

Related Articles