Policia me aksion në veri: Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Policia me aksion në veri: Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Drejtoria Rajonale e Policisë së Mitrovicës në veri, të shtunën ka kryer një aksion në fshatin Uglar të komunës së Zubin Potokut, ku janë identifikuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Si pasojë e prodhimit të kriptovalutave, në lagjen e fshatit të lartcekur herë pas here ka pasur probleme me energjinë elektrike, ndërsa qytetarëve po ashtu u janë dëmtuar pajisjet elektrike shtëpiake e është shkaktuar edhe zhurmë.

“Policia e Kosovës, nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin).

Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë lartcekur”, thuhet në njoftim e Policisë.

Related Articles