Hajredin Kuçi pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Hagë

Hajredin Kuçi pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Hagë

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është bërë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë.



Kjo u konfirmua nga avokati i Veselit, Ben Emmerson.

Kuçi është parë brenda sallës ku po mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Ndryshe, sot është duke u mbajtur konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /Gazeta Enigma/.

Related Articles