Policia me plan operativ ndaj lëmoshë kërkuesve, arrestohen gjashtë gra në tri komuna

Policia me plan operativ ndaj lëmoshë kërkuesve, arrestohen gjashtë gra në tri komuna

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) ka realizuar planin operativ “Identifikimi i Fëmijëve Lëmosh-Kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Plani është zbatuar për katër ditë radhazi nga 25 deri më 29 tetor të këtij viti.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar se plane operative të tilla ka pasur edhe në korrik të këtij viti.

“Jo rrallë janë identifikuar fëmijë që pa vullnetin e tyre gjenden në rrugë tërë ditën duke kërkuar lëmoshë në çdo kohë”, ka theksuar Hashani për Gazeten “Enigma”. 

Sipas tij, Stacioni Policor dhe njësitet “Policia në Komunitet” shumë kohë më parë kanë nisur edhe aktivitetet me qëllim të vetëdijesimit të popullatës që të mos u jepen para fëmijëve lypsarë.

Për këtë fushatë ishin shpërndarë fletushka informuese nëpër sheshe, biznese dhe kalimtarëve të rastit.

Njëkohësisht Hashani ka bërë të ditur se Policia e Kosovës po bënë çdo gjë që është e mundur që t’iu gjendur prindërit këtyre fëmijëve dhe ata të largohen nga rruga e t’i kthehen shkollimit. Ai apelon qytetarët që mos të ju jepen para fëmijëve, sepse kjo gjë i dëmton ata.  

“Dhënia e lëmoshës është ma tepër goditje se sa ndihmë për ta”, ka shtuar Hashani.

Në planin operativ nga 25 deri më 29 tetor Policia e Kosovës ka identifikuar 18 fëmijë lëmoshë kërkues dhe 23 persona të rritur po ashtu lëmosh kërkues.

Nëpërmjet një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur që ky plan ka rezultuar me identifikimin e 18 fëmijëve lëmosh kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë, dhe 23 lëmosh kërkues të rritur ku 11 persona janë nga Kosova dhe 12 të tjerë shtetas të Shqipërisë.

Policia gjithashtu ka theksuar se gjatë fazës së implementimit janë iniciuar gjithsej (15) raste ndaj 23 të dyshuarve për “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 243 të Kodit Penal të Kosovës.

Kurse të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lëmoshë kërkues.

Ndërsa 18 fëmijë janë referuar në Qendrat për Punë Sociale për trajtim të mëtejmë.

Arrestohen gjashtë gra në tri komuna, kërkonin lëmoshë me fëmijët e tyre

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë arrestuar gjashtë gra lëmosh kërkuese.

Arrestimet kanë ndodhur dy në Prishtinë, tri në Ferizaj e një në Prizren.

Të njëjtat janë intervistuar në prani të prokurorit, e më pas janë liruar.

Më poshtë keni detajet e plota në lidhje me këtë aksion të policisë:

Prishtinë (NN) 29.10.2021 – 10:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 Rr. Adrian Krasniqi, Prishtinë (NN) 29.10.2021 – 12:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vëllëzërit Gërvalla, Ferizaj (NN) 29.10.2021 – 17:00. Është shoqëruar për intervistim e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Tahir Sinani, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Sheshi Dëshmorët e Kombit, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 28.10.2021 – 18:45. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Enigma/

Related Articles