Shqipëri: Shtatë persona humbin jetën nga COVID-19

Shqipëri: Shtatë persona humbin jetën nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se 7 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në 24 orët e fundit.

Nga 3015 testime të kryera, 547 persona janë konfirmuar pozitivë, ndërsa 409 të tjerë rezultojnë të shëruar.

Në total, në Shqipëri janë 7692 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar, transmetojnë mediat shqiptare.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 238. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63-vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72-vjeç, një qytetar nga Saranda 67-vjeç, një qytetare nga Berati 74-vjeç, një qytetar nga Tirana 75-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 184.887 raste pozitive, prej tyre 174.279 janë shëruar, 7.692 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2,916 pacientë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles