Policia e Kosovës ka realizuar një video sensibilizuese, përmes së cilës ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.
“Mos shkruani porosi gjatë vozitjes”, “Mos u bëni pjesë e statistikave” – janë thirrjet e policisë për qytetarët.
“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin. Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë”, thuhet në mbishkrimin e videos.
Fushatë vetëdijësuese për parandalimin e aksidenteve, së fundmi ka bërë dhe fotografi Marjan Komani.
Përmes një ideje që Komani ka prezantuar, ka kërkuar që vozitësit të kenë kujdes, pasi shpejtësia vret.
“Thirrjet e fundit! Shpejtësia vret! Juve dhe zemrat e atyre që ju presin. Mos i lini thirrjet pa përgjigje. Mos shkaktoni thirrjet e fundit!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.