Policia e Kosovës ka arritur të parandalojë një rast të kontrabandës në Bistricë të Leposaviqit.
Atje një kamion me targa të Serbisë, kishte të ngarkuar sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar.
Policia ka njoftuar se malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.
Kurse, rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu.