Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Zubin Potok kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person qe kishte të veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes.
Atij i është sekuestruar një thikë dhe bluza.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT- Dren, Zubin Potok 14.10.2023 – 08:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë legjitimimit njësia policore ka vërejtur se i dyshuari kishte të veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes, si dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur një thikë. Bluza dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” / Gazeta Enigma.