Policia për Enigmën: Një femër gjendet e vdekur në qendër të Prishtinës

Policia për Enigmën: Një femër gjendet e vdekur në qendër të Prishtinës

Para pak çasteve dyshohet se ka ndodhur një vrasje në Prishtinë.

Gazeta Enigma raportoi ekskluzivisht se ky rast ka ndodhur te Bregu i Diellit afër ‘Furrës Qerimi’.

Redaksia e Enigmës e ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila e ka konfirmuar lajmin.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti për Enigmën.

Gazeta Enigma do t’iu mbajë të informuar.

/Gazetra Enigma/

Related Articles