Policia publikon fotografinë e një personi të dyshuar për vjedhje, kërkon ndihmë për ta kapur

Policia publikon fotografinë e një personi të dyshuar për vjedhje, kërkon ndihmë për ta kapur

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë në identifikimin e një personi që dyshohet për “vjedhje të rëndë”, ku dhe ka paraqitur fotografinë e të dyshuarit, shkruan Gazeta Enigma.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”.

Për informacione ju lutem kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected].

Related Articles