Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarit për vrasjen e një 45-vjeçari në Mitrovicë, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tij.
Emri i të dyshuarit është Valdrin Salihu, i lindur më 11 gusht 1991.
Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– 028 532 363
– 38344763034
– E-mail adresa: [email protected]