Ministria e Punëve të brendshme të Serbisë përmes një njoftimi në Facebook thotë se ka arrestuar dy të rinj, shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Merdarë.
Të arrestuarve, siç raportohet nga ministria serbe, u janë sekuestruar më shumë se 30 kilogramë substancë e dyshuar kokainë.
Të arrestuarit janë S.L 2002, dhe B.Y 2000.
Të dy këta, kanë qenë duke drejtuar një furgon me targa shqiptare, ku edhe raportohet se u janë gjetur pakot me drogë.
