Para pak çastesh ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, shkruan Gazeta Enigma.
Menjëhar pas incidentit Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci, e konfirmoi lajmin për Enigmën.
Borovci tha se Policia ka sekuestruar disa gëzhoja dhe se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kjo gjuajtje.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Borovci.
Zëdhënësi shtoi se rasti është nën hetime.
“Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, përfundoi ai./GazetaEnigma/