Ndani përvojën tuaj: Deponitë ilegale të mbeturinave në Kosovë

Ndani përvojën tuaj: Deponitë ilegale të mbeturinave në Kosovë

Gazeta Enigma ka nisur një hulumtim për deponitë ilegale të mbeturinave në Kosovë të cilat me sy i shohim çdo kund, por numerikisht nuk ka të dhëna mbi numrin real të tyre.

Me qëllim që të identifikohen sa më shumë lokacione me deponi të mbeturinave ne kemi përgatitur këtë pyetësor, të cilin ftoheni ta shihni dhe plotësoni.

Të dhënat nga pyetësori do të përdoren vetëm për nevoja të këtij hulumtimi dhe do të prezantohen në kuadër të një artikulli që do të botohet në fillimin e vitit 2024.

Faktet kryesore që duam të dimë janë:

– Ku ndodhet deponia ilegale që keni identifikuar?

– Çfarë lloji janë mbeturinat që gjenden në deponi?

– Foto dhe/ose video nga deponia që keni parë!

Çka planifikojmë të arrijmë përmes hulumtimit?

Kosova, si shumë vende të Ballkanit, ka vite që po përballet me problemet e shkaktuara nga deponitë ilegale të mbeturinave. Ato i sheh në çdo cep të çdo qyteti, fshati apo çdo zone tjetër.

Këto deponi, pëveç se shëmtojnë mjedisin ku jetojmë, ndikojnë negativisht edhe në shëndetin tonë.

Duke u përgjigjur pyetjeve të mëposhtme ju do të ndihmoni në identifikimin e zonave të shumta që gjenden në Kosovë me deponi ilegale.

Hulumtimi do rezultojë më krijimin e një harte të deponive ilegale përreth Kosovës ku do të specifikohet saktësisht lokacioni i tyre.

Harta mund të përdoret më pas nga autoritetet lokale, apo qytetarët, për të ndjekur hapat e mëtejshëm në heqjen e tyre dhe mbrojtjen e natyrës.

PYETËSORI:

Related Articles