Policia e Kosovës ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme me fillim nga ora 17:30 në Qendrën Njësive Speciale “Enver Zymberi” në Mitrovicë.
Aty do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë Gazmend Hoxha.
Kjo paraqitje i dedikohet zhvillimeve në veri të vendit, pas sulmit terrorist të ndodhur ndaj infrastrukturës kritike, gjegjësisht dëmtimit të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit.
Siç u bë e ditur gjatë ditës, disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës lidhur me shpërthimin në Ibër-Lepenc.
Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme. Kështu ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti.