Policia trajton 22 raste të “Escortës” gjatë vitit 2024, identifikohen 50 persona të dyshuar

Policia trajton 22 raste të “Escortës” gjatë vitit 2024, identifikohen 50 persona të dyshuar

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj) kanë trajtuar 22 raste të lidhura me dukurinë e njohur si ‘Escorta’ gjatë vitit 2024, si pjesë e realizimit të objektivave të saj vjetore.

Hetuesit kanë monitoruar faqe interneti, rrjete sociale dhe kanë mbledhur prova nga terreni për të hetuar veprimtarinë e dyshuar të “Marrjes me prostitucion”.

Në kuadër të hetimeve, janë identifikuar 50 persona të dyshuar, përfshirë 26 femra dhe 24 meshkuj. Shtetësit e përfshirë në këtë aktivitet janë: 12 femra nga Kolumbia, 10 nga Venezuela, 2 nga Peruja, 1 nga Turqia, 1 nga Ukraina, si dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë. Të gjitha këto raste janë referuar Gjykatave Themelore, ku janë shqiptuar dënime me gjoba për të dyshuarit, ndërsa për shtetaset e huaja është lëshuar masa plotësuese “Urdhër-Dëbim”, që ndalon hyrjen e tyre në Kosovë për 3 vite.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe ka theksuar angazhimin e saj për të vazhduar hetimet dhe masat parandaluese ndaj kësaj dukurie dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Related Articles