Një zjarr ka shpërthyer në një objekt për servisim të automjeteve në lagjen Lakrishte të Prishtinës.
Nga fotografitë të cilat po qarkullojnë në medie shihet se të pranishëm janë edhe zjarrfikësit.
Ndërkaq rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka thënë se nuk raportohet për ndonjë të lënduar, dhe se zjarri është lokalizuar, por ka shkaktuar dëme materiale.
”Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Ahmeti. / Gazeta Enigma.