Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë nga një tjetër, pas një përleshjeje e cila ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Rasti ka ndodhur në afërsi të rrethit, te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.



Rastin e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës  11 :30,  patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka bërë të ditur Ahmeti. / Gazeta Enigma.

Related Articles