Politikania ruse, Lyudmila Narusova, ka pranuar se Rusia është duke u përballur me humbje të mëdha sa i përket forcave ushtarake në luftën në Ukrainë.
Siç raporton NEXTA TV, ajo ka treguar se si një grup prej 100 rekrutësh që ishin dërguar për të luftuar në Ukrainë, gjallë janë kthyer vetëm katër prej tyre.
“Dje rekrutët, që u detyruan të nënshkruajnë një kontratë apo nënshkroi dikush për ta, u tërhoqën nga zona e luftës në Ukrainë. Por nga një grup prej njëqind burrash mbetën gjallë vetëm katër”, ka thënë Narusova.
⚡️Russian Senator Lyudmila Narusova acknowledged huge losses of the #Russian army
“Yesterday the conscripts, who were forced to sign a contract or signed for them, were withdrawn from the war zone in #Ukraine. But from a company of a hundred men only four were left alive.” pic.twitter.com/2TLJ1U7VRK— NEXTA (@nexta_tv) March 4, 2022