Klubi Futbollistik “Fushë Kosova” ka marrë një fitore të madhe ndaj skuadrës së Dritës.
Skuadra e Fushë Kosovës triumfoi minimalisht me rezultatin, 1-0, raporton Gazeta Enigma.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Sinanovic në minutën e 88’-të gjatë një kundërsulmit.
Por, më meritori për këtë fitore ishte portieri i skuadrës, Davide Borsellini.
Portieri 25-vjeçar gjatë ndeshjes priti një penallti të Almir Ajzerajt dhe kishte edhe shumë intervenime të ‘çmendura’ të cilat në fund rezultuan me fitoren e ‘Pampurave’.
Më poshtë mund t’i shikoni disa pritje të Borsellinit: /Gazeta Enigma/