Ndeshjet për eliminatoret për në Kampionatin Botëror Katar 2022, kanë filluar sot, ku kombëtaret e mëdha kanë dështuar të marrin fitore.
Franca nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Bosnje dhe Hercegovinës (1-1).
Edin Džeko i kalo boshnjakët në epërsi prej 1-0 në minutën e 35-të, por francezët barazuan shifrat në minutën e 39-të me Antoine Griezmann.
Norvegjia dhe Holanda po ashtu kanë luajtur baras (1-1). Erling Haaland kaloi në epërsi norvegjezët, ndërsa për holandezët barazoi Davy Klaassen.
Rusia dhe Kroacia kanë luajtur baras (0-0), duke mbetur lider të grupit së bashku me nga shtatë pikë.
Në anën tjetër Portugalia ka fituan në shtëpi me Irlandën me rezultat 2-1.
Cristiano Ronaldo humbi një penallti në pjesën e parë, ndërsa golin për irlandezët e shënoi John Egan.
Krejt në fund ishte Ronaldo ishte ai që gjeti golin e barazimin në minutën e 90-të, pastaj edhe të fitore në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Portugalia ka 8 pikë dhe është lider në grupin e saj.