Posta e Kosovës ka marrë vendim për ta suspenduar nga puna drejtorin e deritashëm të Operativës, Faton Thaçi, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në Facebook nga Thaçi i cili e ka konsideruar këtë vendim si arbitrar dhe të urdhëruar nga partia në pushtet.
Ai ka bërë me dije se do ta kundërshtoj me argumente ligjore në të gjitha instancat juridike këtë vendim.
“Nuk qëndron, as baza ligjore, as provat dhe asnjë arsyetim që unë të largohem nga puna, përderisa parimi i prezumimit të pafajësisë qëndron lartë dhe në themel të secilit qytetar të Kosovës dhe se ruan barazinë e qytetarëve në të gjitha të drejtat deri në aktgjykim të formës së prerë në dy shkallët e gjykimit”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi.