Prattipati flet me kryetarin e Shtërpcës për mbylljet institucioneve paralele atje

Prattipati flet me kryetarin e Shtërpcës për mbylljet institucioneve paralele atje

Mëngjesin e sotëm, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar komunën e Shtërpcës.

Gjatë kësaj vizite, ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Dalibor Jevtiq.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se në takim u diskutua për mbylljet e fundit të institucioneve në komunë.

“Prattipati rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA për një Kosovë multietnike që plotëson nevojat e të gjithë njerëzve të saj”, thuhet më tej në postim.

Related Articles