Prekazi: Historitë dhe ngjarjet e mëdha shkruhen vetëm me suksese

Prekazi: Historitë dhe ngjarjet e mëdha shkruhen vetëm me suksese

Transferimi më i ri në skuadrën së Gjilanit, Arbër Prekazi, në prononcimin e parë public pas transferimit te SC Gjilani, foli për aventurën e tij të re, pritshmëritë dhe objektivat, të cilat janë vendosur së bashku me klubin.

“Po rikthehem pas një viti te SC Gjilani, dhe prap po ndihem si në shtëpinë time”, ka thënë futbollisti.

“Shtëpia dhe respekti që kam krijuar me grupin e lojtarëve që nga hera e parë që isha këtu, më shtyu që pa asnjë hamendje t’i bashkohem projektit të klubit”, ka vijuar ai.

Në fund Prekazi ka folur për ambiciet e tij, për edicionin e ri, 2021/2022, duke vënë në spikamë përkushtimin për të dhënë maksimumin për sukseset e skuadrës në përgjithësi.

“Historitë dhe ngjarjet e mëdha shkruhen vetëm me suksese, e për këtë ju garantoj që secili prej nesh me punë, angazhim e sakrificë të madhe, do të mundohemi që t’i gëzojmë me trofe “Skifterat” dhe gjithë dashamirët e klubit”, ka thënë ai, transmeton faqja zyrtare e klubit.

???? ????????????????????????????: ????????????????????????????????ë ???????????? ???????????????????????????????? ???? ????ë???????????? ???????????????????????????????? ????????????ë???? ???????? ???????????????????????????? Transferimi më i ri në skuadrën tonë, Arbër…Posted by SC Gjilani on Wednesday, July 14, 2021

Related Articles