Qeveria miraton pakon për ringjallje ekonomike me vlerë prej 423 milionë euro

Qeveria miraton pakon për ringjallje ekonomike me vlerë prej 423 milionë euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se pako e Ringjalljes Ekonomike kap një vlerë prej 423 milionë euro, raporton Gazeta Enigma.

“Shuma totale kap vlerën 423 milionë euro.  Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave ku një prej tyre është mbështetja e punësimit me vlerë prej 50 milionë eurove. Përmes kësaj pako synohet rritja dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Sa i përket kritereve për ndarjen e këtyre masave do të bëjmë me vendime të veçanta”, është shprehur ai.

Kjo pikë është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë./Gazedta Enigma/

Related Articles