Java e 15-të në Premier League ka sjellur befasi të shumëta këtë javë, veçmas në pjesën e epërme të tabelës, pasi kreu i saj është ndërruar tri herë brenda pak orësh, shkruan Gazeta Enigma.
Chelsea ishte skuadra e cila javën e kaluar kryesonte renditjen tabelare të ligës më të fortë planetare, ndërsa gjatë ditës së shtunë ishte skuadra e Liverpool-it, ajo e cila e kaloi e para në renditje, pas fitores ndaj Volverhempton Vanderers në udhëtim, ngase paraprakisht skuadra londineze, Chelsea, kishte pësuar nga West Ham United, duke ngecur në kuotën e pikëve të javës kaluar, me gjithësej 33 sosh.
Manchester City ishte skuadra që nuk e lejoi të qëndroj gjatë Liverpoolin në kreun e tabelës, pasi shënoi fitore kundër Watford në udhëtim (1:3), për të arritur kuotën e 35 pikëve, një më shumë se Liverpoli dhe dy më shumë se ish lideri, Chelsea./Gazeta Enigma/
Premier League, java e 15-të – Rezultate dhe tabela
West Ham United – Chelsea 3 – 2
New Castle – Burnley
Southampton 1:1 Brighton Albion
Wolverhampton 0:1 Liverpool
Watford 1:3 Manchester City
Leeds United 2:2 Brentford
Manchester United 1:0 Crystal Palace
Tottenham Hotspur 3:0 Norwich
Aston Villa 2:1 Leicester City
Tabela aktuale