Vdes nga goditja e makinës këmbësorja shqiptare në Cyrih

Vdes nga goditja e makinës këmbësorja shqiptare në Cyrih

Përkundër masave të menjëhershme të reanimimit, këmbësorja 28 vjeçare me prejardhje nga Kamenica ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.



Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një aksident fatal në lagjen 12 të Cyrihut, në Schwamendigen. Sipas policisë së qytetit të Cyrihut, një grua dhe një burrë ishin në trotuar në Wallisellenstrasse 362 në Cyrih-Schwamendingen në orën 22:15 të së shtunës në mbrëmje, transmeton albinfo.ch.

Siç thuhet në një njoftim nga policia, pak kohë më vonë ka ndodhur një aksident në rrugë. Nga shkaqe deri tani të panjohura, një 28-vjeçare është goditur nga një makinë. Përkundër masave të menjëhershme të reanimimit, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Siç merret vesh nga familjarë të afërm të së ndjerës, viktima është me prejardhje nga Komuna e Dardanës, gjegjësisht fshati Rogane, njëri nga fshatrat më të mëdhenjë të kësaj treve.

Shoqëruesi 28-vjeçar i të ndjerës dhe shoferi 25-vjeçar janë dërguar në Komisariat për sqarime të mëtejshme. Për t’u kujdesur për personat e përfshirë janë angazhuar pastorët dhe psikologët, thuhet më tutje në njoftim.

Related Articles