“Premtoj mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën”

“Premtoj mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën”

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u zotua të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në një telefonatë me Volodymyr Zelensky këtë pasdite.

“Kryeministri nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë, për të koordinuar mbështetjen dhe për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës”, tha Downing Street në një deklaratë.

“Të dy liderët theksuan rëndësinë e vazhdueshme të sanksioneve në ushtrimin e presionit ndaj Putinit dhe ata dënuan sulmet e neveritshme ndaj civilëve të pafajshëm, pas bombardimeve të tmerrshme në Mariupol”, thuhet në deklaratë./Gazeta Enigma/

Related Articles