Presidenca del kundër rritjes së çmimit të rrymës

Presidenca del kundër  rritjes së çmimit të rrymës

Presidenca e Kosovës ka reaguar për propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në reagim thuhet se presidenca e kundërshton propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend prej 15 për qind, pasi sipas tyre, e injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend.

“Presidenca e Republikës së Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, pasi ky propozim është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend”.

“Ashtu si në shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vitit 2023, Presidenca ka analizuar raportet konsultative për përshtatjen e të Hyrave Maksimale të Lejuara të operatorëve energjetikë dhe tashmë ka dorëzuar komentet e saj tek ZRrE”, thuhet në reagim,

Related Articles