Presidenca jep detaje nga takimi mes Osmanit dhe Bashës

Presidenca jep detaje nga takimi mes Osmanit dhe Bashës

Presidenca e Kosovës është deklaruar për takimin mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës.

Sipas njoftimi, në këtë takim, Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, u tha tutje në komunikatë.

Related Articles